Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Në rrethin e Kurbinit, numri i të ekzaminuarve me verdhëz ka arritur në 300. Sipas kryetarit të Bashkisë Laç, Bardh Rica, çdo ditë shfaqen 2-3 raste të reja me verdhëz. Gjithashtu në spitalin e Laçit ku kurohen këta të sëmurë, problem shqetësues është mungesa e ujit. Firmat private, që po kryejnë rikonstruksionin e tubacionit të brendshëm të ujit të pijshëm, kanë këputur tubat që furnizojnë spitalin.
Nga ana tjetër, ndërmarrja e ujësjellësit Laç nuk ka harta të shtrirjes së rrjetit, pasi drejtuesit e saj i kanë zhdukur. Mungesa e ujit në spital, ka nxjerrë jashtë funksionit dhe rrjetin e ngrohjes, pasi kaloriferët punojnë me ujin që vinte nga këto tubacione. Të sëmurët me verdhëz në spitalin e Laçit janë 10, ndërkohë që të tjerët gjatë natës qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe ditën kthehen përsëri në spital.
Rastet e reja me verdhëz, drejtori i spitalit Frrok Gryka i shpjegon me faktin se këta njerëz kanë kontaktuar me të infektuar të tjerë me virusin e Hepatit A./tvklan.al