Prej tre ditësh pacientët e Spitalit të Laçit vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Shkak është bërë djegia e transformatorit të spitalit. Dyzetë të sëmurë të shtruar aktualisht ndodhen pa asnjë ngrohje, ndërkohë që një pjesë e tyre janë detyruar t’i braktisin dhomat e spitalit dhe t’i drejtohen shtëpive. Drejtori i Spitalit, Frrok Gryka, nuk ka pranuar të flasë, ndërsa të shtruarit ngrejnë zërin.
“ Shifet vetë puna se si është. Se çar bëhet ktu, se ç…ishshsh, nuk , nuk e kuptoj. A kaa, a ka drejtus, a ka përgjegjsi kush për kët punë!”
“Kemi përnt, kemi kerku drejtorin e spitalit dhe drejtori i spitalit ka thënë kam lajmëru Ministrinë e Shëndetësisë dhe thotë ne nuk kena transmator dhe nuk pysim për këtë punë fare.”
Transformatori, sipas mjekëve, është djegur nga mbingarkesa, por dhe nga ndëryrja e personave të panjour në rrjetin elektrik./tvklan.al