“Roli i mësuesve, vendimtar për respektimin e masave”
Vjeshta do të sjellë qarkullim të virozave të shumta dhe gripit, paralelisht me koronavirusin, që po shton çdo ditë shifrat e të prekurve.
Epidemiologët thonë se survejanca do të vazhdojë pavarësisht vështirësive për shkak të ngjashmërisë mes gripit dhe Covid-19, por ende nuk dihet se cili virus do të jetë më i rrezikshëm.
“Çdo survejancë ka vështirësitë e veta. Edhe këtë vit është e vështirë sepse qarkullojnë disa infeksione. Parashikohet që të qarkullojnë paralelisht gripi dhe Covid. Nuk dimë karakteristikat, do të forcojnë apo të zbusin njëri-tjetrin. Jemi të gjithë strukturat epidemiologjike në alert për të vlerësuar çdo situatë të mundshme”, u shpreh shefja e Epidemiologjisë pranë ISHP, Eugena Tomini.
Ndërsa pritet të hapen shkollat, ekspertët thonë se për respektimin e rregulloreve anti-covid, roli i mësuesve është vendimtar.
“Ky angazhim është maksimal në qëndrimi në klas, në mosqenien në grupe fëmijët me njëri-tjetrin, të mos shoqërohen edhe gjatë daljes nga orët e mësimit. Të kryejnë aktivitetet bazë dhe më pas aktivitetet e tjera shoqërore e artistike. Të minimizohen përkundrejt orëve të mësimit”.
Por çfarë do të ndodhë nëse një nxënës apo mësues do të infektohet me Covid gjatë kohës që janë në shkollë?
“Evidentimi i rasteve hap pas hapi do të na çojë edhe drejt masave nëse do të kemi mbylljen e vetëm të një klase, të një shkolle apo vetëm izolim të një grupi nxënësish”.
Deri më tani është parë që fëmijët nuk janë në grupet e riskut për t’u infektuar dhe rastet e tyre janë sporadike.
Tv Klan