Kohet e fundit në mediat e ndryshme rozë është përfolur për një lidhje të mundshme mes këngëtares Era Istrefi dhe muzikantit të njohur Julian Perreta.
Komentet e tyre në fotot e njëri-tjetrit, fotot, udhëtimet sëbashku kanë krijuar mjaft dyshime.

Por përmes një postimi në Instastory, Perreta hedh poshtë çdo aludim për një lidhje të mundshme me këngëtaren, duke u shprehur se ajo është shoqja e tij më e mirë.

“Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë atë! Ne kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë. Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo do të thotë e gjithë bota për mua”.

Pas këtij postimi ka reaguar edhe vetë Era Istrefi, e cila shkruan se i mungon shumë shoku i saj më i mirë./tvklan.al