Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan do zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e nesërme në Tiranë, ku pritet të mbërrijë në orën 11:00. Rreth orës 11:30 do të pritet në një ceremoni zyrtare në Presidencë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Sipas axhendës së plotë që ka arritur të sigurojë gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, Presidenti Erdogan do të takohet në orën 12:15 me Kryeministrin Edi Rama. Më tej, në orën 13:15, Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi.

Axhenda e Erdogan do të vijojë me firmosjen e marrëveshjeve mes 2 vendeve për Arsimin, Bujqësinë dhe Agjencinë për Median dhe Informimin.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp. Vizita e Erdogan do të përmbyllet me përurimin e xhamisë së Namazgjasë në kryeqytet.


Axhenda e plotë e Presidentit Erdogan në Tiranë:

11:00 – Mbërritja e Presidentit Erdogan në Tiranë

11:30 – Presidenti Begaj pret në ceremoni zyrtare homologun turk, Erdogan

12:15 – Takimi Tete-a-tete i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan

13:15 – Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi

14:25 – Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve

14:35– Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan

16:50 – Përurimi, Xhamia e Namazgjasë


/tvklan.al