Erla Mëhilli: “Frika nga ligji antimafia i Partisë Socialiste është një shenjë ndjellakeqëse e madhe për këtë parti, por dhe për të gjithë vendin. Nuk ka vend në botë ku opozita të ngrihet dhe të mos kërkojë forcimin e ligjit antimafia si një kusht kryesor për luftën kundër krimit të organizuar. Protesta e sotme e opozitës për këtë ligj është paradoksi më i madh i qëndrimit të saj. I rikujtojmë opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave. Ky është një ligj i hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe ndërkombëtar dhe është një ligj aktiv në shumicën e vendeve anëtare ët Bashkimit Evropian. Ligji antimafia synon të godasë vetëm pasuritë dhe ekonominë kriminale dhe të garantojë plotësisht jetën dhe aktivitetin e bizneseve dhe personave të tjerë në këtë vend.”/tvklan.al