Erla Mëhilli: “Sot është Shën Valentini, dita në të cilën njeriu nderon dashurinë e tij për shokun, mikun, bashkëshortin, vëllain, motrën, fëmijën, prindërit. Këtë ditë na duhet që të shprehim keqardhjen se drejtuesit e opozitës shqiptare në vend që të ja kushtonin të dashurave dhe të dashurve të tyre, sërish ja kushtuan kryetarit të Partisë Demokratike dhe në vend të dashurisë për njeriun zgjodhën Shën Valentinin për të shpallur protestat. Jam sot këtu në emër të kryetarit të Partisë Demokratike për tu uruar drejtuesve të opozitës shqiptare, më shumë dashuri për  njëri tjetrin, për të dashurat dhe të dashurit e tyre./tvklan.al