Erla Mëhilli: “Sot më datë 1 gusht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për herë të parë në 17 vitet e fundit në një votim 7-0 miratoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Votimi unanim nga 7 anëtarët e KQZ-së të propozuar nga tërë spektri politik i vendit përbën një arritje të madhe dhe një standard të ri që nuk ka ekzistuar më parë në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri. Partia Demokratike vlerëson këtë votim konsensual si një dëshmi e fortë e pjekurisë demokratike të institucioneve përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve. Ky votim është një dëshmi tjetër madhore dhe motiv i vërtetë për pranimin e rezultatit nga të gjithë forcat politike. Zoti Rama duhet të frymëzohet nga fryma konsensuale dhe e bashkëpunimit lojal ndaj ligjit, e bashkëpunimit të mijëra komisionerëve në qendrat e numërimit të votave, frymë e cila u pasqyrua sot tërësisht edhe me votimin unanim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 140 mandatet e dala nga zgjedhjet e 28 qershorit.”/tvklan.al