Ukraina shndërrohet në tokën e premtuar për futbollistët e Superligës shqiptare. Rrugën që ndoqën katër futbollistë të Partizanit, si Mba, Cara, Rrapaj dhe Hadroj do e ndjek edhe lojtari i Skënderbeut, Ermir Rashica.

Sulmuesi është një pikë kyçe dhe shumë e rëndësishme për skuadrën korçare, por tashmë drejtuesve u ka ardhur një ofertë tunduese për shërbimet e tij.

800 mijë Euro është oferta në tavolinën e Skënderbeut e bërë nga skuadra e Metalist Karkiv. Tek këto të fundit vetëm pak ditë më parë është transferuar Kristian Mba. Rashica do të luajë ndeshjen e fundit me Skënderbeun, teksa do të zbresë në fushë kundër Vllaznisë.

Menjëherë pas kësaj sfide do të udhëtojë drejt Ukrainës për të kopsitur të githa detajet e këtij transferimi dhe për të bërë edhe vizitat mjekësore, pasi marrëveshja mes klubeve është arritur. Shifra tepër të rëndësishme për arkat e klubit korçar, të cilat do të përdoren në merkato për tu forcuar ekipin në fazën e dytë të sezonit.

Skënderbeu po përjeton një krizë të vërtetë rezultatesh, duke qënë në vendin e fundit të renditjes. Në këtë sezon, Rashica ka shënuar 7 gola në 20 javë kampionat.

Klan News