Çmimi “Talenti i Vitit 2024 djem” u fitua nga Ermir Rashica. Pas marrjes së çmimit, Rashica ka thënë se ja dedikon familjes dhe klubit “Skëndërbeu” arritjen e tij në futboll.
“Falenderoj shumë për çmimin e “Talentit të Vitit”, ndihem shumë i vlerësuar dhe dua të ja dedikoj familjes time dhe klubit tim Skëndërbeu”, u shpreh Rashica.
Sulmuesi nga Mitrovica e Kosovës u bashkua me Skëndërbeun në Gusht të vitit 2023. Ai zhvilloi 40 ndeshje në kampionat. Rashica shënoi 13 gola gjatë 2024. Ai spikat për teknikën, shpejtësinë, driblimet dhe instinktin e golashënuesit.
Në një ceremoni madhështore po dorëzohen çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar gjatë vitit 2024. Spektakli më i madh i futbollit shqiptar mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe transmetohet direkt në Televizionin Klan. /tvklan.al