Vajzat e spektaklit Love Story në TV Klan tashmë kanë krijuar miqësi dhe kanë nisur ta njohin pak më shumë njëra-tjetrën.

Në programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, konkurrentet kanë zhvilluar një lojë me foto, ku kanë zgjedhur në disa raste veten dhe në disa raste vajzat e tjera për pyetje të ndryshme.

Të pyetura se cila prej tyre është më nevrikja, ato kanë qenë thuajse të gjitha në një mendje, teksa kanë përmendur Arianën.

Gjithashtu ato kanë qenë në një mendim edhe për vajzën më të zgjuar, ndërsa kanë zgjedhur Xhesin.

Cila është vajza më e zgjuar?

Meri: Secila ka zgjuarsinë e vet por meqë studion edhe për drejtësi është Xhesi.

Redona: Çdo vajzë është e zgjuar por zgjedh Xhesin

Xhesi: Ndoshta do të duket pak si mungesë modestie, por mendjen time e kam quajtur gjithmonë si aset, do veçoja veten

Ariana: Të gjitha kanë zgjuarsi por zgjedh Xhesin

Generda: Se di, Enxhëll

Suela: Gjitha janë të zgjuara por do veçoja Xhesin, Generdën dhe Enxhëllin

Flavia: Xhesi dhe Enxhëll

Cila është vajza më nevrike?

Meri: Atë përshtypjen si nevrike ma krijon Ariana

Redona: Çdo vajzë është nevrike por më nevrike është Ariana

Xhesi: Nuk do thoja nevrike, mbase impulsive, Ariana

Ariana: Vajza më nevrike jam unë, për mirë jo për keq

Generda: Vajza më nevrike është Ariana

Suela: Redona, kjo është më nevrikja

Flavia: Ariana është nevrike njerëz/tvklan.al