Espanjoli ka prezantuar Marash Kumbullën, si edhe dy blerjet e tjera Valid Kedira dhe Nasi Ynuvar.
Mbrojtësi kuqezi tha se ishte shumë i lumtur që u transferua dhe nuk e mendoi dy herë kur iu paraqit propozimi.
Qendërmbrojtësi ka luajtur titullar në tri takime, ku ka qenë i disponueshëm. Mbrojtësi i kombëtaren shqiptare u transferua gjatë verës nga Roma tek Espanjoli në formë huazimi.
Edhe lojtari tjetër kuqezi, Mario Mitaj mbërriti në Arabinë Saudite, ku do të vazhdojë karrierën te klubi i Al-Itihad.
Mbrojtësi i majtë do të luajë i huazuar për një sezon në skuadrën saudite. Klubi i Al-Itihad ka opsionin e blerjes në fund të vitit futbollstiik, në bazë të akordit me Lokomotivën e Moskës.
Klan News