Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Arben Frroku

Frroku kërkon llogaritjen e paraburgimit

Ai është dënuar për vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lamaj Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lamaj ka kërkuar në Gjykatës së Posaçme, që t’i përllogariten ditët e paraburgimit në shtetin grek. Ngjarja për të cilën akuzohet Frroku ndodhi në Shkurt të 2013-s. Dy vite me vonë, Gjykata e Apelit për Krime të...

Shkurt 4, 2021

OFL, kërkesë për vetëdeklarim Arben Frrokut dhe 2 të tjerëve

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat...

Shkurt 27, 2020

Arben Frroku i shpëton burgimit të përjetshëm, zbulohet vendimi i gjykatës holandeze

Arben Frroku, i dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013, i ka shpëtuar përfundimisht këtij vendimi. Sipas medias holandeze “De Telegraaf”, Gjykata e Amsterdamit ka vendosur ndaj tij dënimin me 18 vite burgim, duke zbritur kohën e qëndrimit në paraburgim në Shqipëri dhe në Greqi....

Janar 29, 2020

“Gjykatësit holandezë të çmendur”, Arben Frroku ndez Parlamentin e Holandës

Vendimi i Gjykatës së Hagës që të mos ekstradojë Arben Frrokun në Shqipëri ka nxitur diskutime në Parlamentin holandez. Ministrit të Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus do t’i duhet të gjejë përgjigje për disa pyetje të deputetëve. Grapperhaus duhet të përgjigjet nëse e konsideron të gabuar këtë vendim të gjyqësorit holandez që nuk lejoi ekstradimin e Frrokut....

Shkurt 27, 2019

“Kërkon azil politik në Holandë”, Avokati: Vendimin e gjykatës shqiptare e kemi çuar në Strasburg

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë për të refuzuar ekstradimin në Shqipëri Arben Frrokut i hapet rruga për të përfituar azil politik në Holandë. Në një interviste për Tv Klan avokat i tij Tonin Prendi sqaron se procedurat janë në një fazë të avancuar. “Kërkesa e cila në dijeninë time me sa informacion...

Shkurt 13, 2019

Holanda refuzon ekstradimin e Arben Frrokut

Gjykata e Apelit në qytetin e Hagës, Holandë, vendosë të mos ekstradojë Arben Frrokun, i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-komisarit të policisë Dritan Lamaj. Gjykata holandeze ka argumentuar se procesi gjyqësor zhvilluar në Shqipëri, ka pasur probleme dhe vendimi mund të ketë qenë i ndikuar politikisht. Lajmi u...

Shkurt 12, 2019

Constitutional Court overrules Arben Frroku’s request

Constitutional Court has dismissed Arben Frroku’s request for retrial leaving in vigor Supreme Court for Serious Crimes verdict that convicted Frroku to life imprisonment for killing police officer Dritan Lamaj. Frroku claimed that the Supreme Court had violated the law, as his defense arguments weren’t heard. But Constitutional Court has dismissed this request stating that...

Janar 18, 2018

Gjykata e Lartë: Arben Frroku të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Dritan Lamajt

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e avokatëve të Arben Frrokut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij. Avokati i të pandehurit kishte kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe të shpallte pafajësi. Arben Frroku akuzohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013. Më 29 qershor 2015...

Qershor 13, 2017

Gjykata e Amsterdamit vendos të ekstradojë Arben Frrokun

Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri. Një gjykatë holandeze ka rrëzuar pretendimet e Frrokut, i cili refuzonte ekstradimi me argumetin se burgjet shqiptare nuk ishin të sigurta dhe se ai kërcënohej nga gjakmarrja. Arben Frroku është i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet të ketë vrarë oficerin e policisë, Dritan...

Gusht 13, 2016

Frroku refuzon ekstradimin në Shqipëri

Me argumentin e gjakmarrjes dhe se ndaj tij në Shqipëri është zhvilluar një lojë politike, Arben Frroku refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë nga Hollanda. I dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj, Frroku ka dalë para një gjykate në Amsterdam, ku u shqyrtua kërkesa...

Korrik 28, 2016