Kristjan Asllani është gati për të udhëzuar Interin në transfertën ndaj Veronës. Zikaltrit nuk do të kenë të disponueshëm Hakan Çalhanoglu, për shkak të problemeve fizike dhe trajneri Simone Inzagi ka vendosur që t’i jape mesfushorit kuqezi postin e titullarit.
Në këtë ndesjhe, ai do të ketë mundësinë që të bindë trajnerin zikaltër se mund ta kryejë më së miri detyrën e tij.
Asllani ndihet gati për këtë sprovë. Sipas ‘Gazzettadellosport’, ai ka pothuajse dy vite që pret momentin e tij dhe nuk ka ndërmend ta lëjë që të ikë, siç ka ndodhur disa herë këtë sezon.
Nga gushti e deri më tani, Interi ka luajtur 6 nga 16 ndeshje sezonale pa Calhanoglu. Dhe 22-vjeçari kuqezi e ka zëvendësuar vetëm në një rast, në Monza, kur Inzaghi e kishte lënë turkun në stol që të mund të pushonte.
Në rastet e tjera, kur mesfushori turk ishte jashtë për shkak të dëmtimit, edhe Asllani qëndronte në stol pasi edhe ai nuk ishte në formën më të mirë për të dhënë maksimumin e tij. Inzagi e konsideron shqiptarin si zëvendësuesin natyral të Çalhanoglusë, që është rritur në vitet e fundit.
Në rast se lojtari kuqezi nuk i plotëson pritshmëritë në transfertën veroneze, atëherë tekniku zikaltër ka dy alternativa, Barela ose Zielinski për të udhëhequr ekipin.
Dhe polaku në takimin ndaj Juves e zëvendësoi turkun në mënyrën më të mirë të mundshme. Por Asllani e ka bërë të qartë se ndihet gati e mundësinë për të treguar veten, nuk do ta lërë të ikë.
Klan News