Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Bojkoti I Ps 2010

Kriza politike/Këshilla e Agollit: PS të kthehet në parlament, t’i japë fund bojkotit-(29 Mars 2010)

Zgjidhja e ngërçit politik për shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli është që opozita socialiste të kthehet në parlament e t’i japë fund bojkotit. Në një intervistë për gazetën “Panorama” një nga radikalët e kongresit të themelimit të Partisë Socialiste në vitin 1991, shprehet se mazhoranca nga ana tjetër duhet të bjerë dakord për hapjen e...

Mars 29, 2010

Kristaq Kume: Parlamenti nuk mund të hetojë zgjedhjet, ka rrugë të tjera ligjore-(4 Mars 2010)

Në një kohë kur prokuroria po heton për disa parregullsi në zgjedhje, juristët theksojnë faktin, se hapja e kutive të votimit nuk mund të bëhet nga parlamenti, pasi kjo nuk është në juridiksionin e legjislativit. Argumentimi është i ish-kryetarit të KQZ-s Kristaq Kume. Në një intervistë për televizionin Klan duke komentuar dy nismat ligjore të...

Mars 4, 2010

Marko Bello për vazhdimin e bojkotit: Skenar për dëmtimin e PS-(22 Shkurt 2010)

Socialistet do te jene ne kuvend brenda pak ditësh. Lajmi konfirmohet nga deputeti Marko Bello, i njohur si përfaqësues i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe ne selinë roze. Për zotin Bello përfaqësimi i tyre në kuvend do të jetë një tjetër triumf i kushtetutës, për të cilin u desh në mënyrë permanente, thekson ai, jo vetëm...

Shkurt 22, 2010

Qëndrimet e parlamentarëve të OSBE për bojkotin e PS: Të kthehen ne kuvend-(21 Shkurt 2010)

Asambleja parlamentare e OSBE-së e konsideroi të rëndësishëm diskutimin mbi situatën politike në Shqipëri. Vetë ky institucion angazhoi për procesin zgjedhor te 28 Qershorit 2009 numrin më të madh të vëzhguesve që kanë monitoruar procese të ngjashme në Shqipëri. Parlamentari zviceran, Kristian Mish (Christian Misch), ishte një nga vëzhguesit afatgjatë në vendin tonë. Mish thotë...

Shkurt 21, 2010

Berisha thirrje mazhorancës për të gjetur zgjidhjen e përbashkët për krizën politike-(3 Shkurt 2010)

Sali Berisha: “Unë Sali Berisha nuk refuzoj as njeri, unë kam një interes atë të vendit, në qoftë se presidenti i republikës e gjykon, se mund të bindë Partinë Socialiste zoti Rama, për t’u përshtatur me rregullat themelore të shtetit ligjor që janë respektimi i vendimit të gjykatave,unë e mirëpres pa asnjë hezitim.” Kjo deklaratë...

Shkurt 3, 2010

Dialogu politik në dorë të presidentit, Gjata: Nuk negociohen vendimet e gjykatave-(1 Shkurt 2010)

Vendosja e një dialogu politik mazhorancë-opozitë brenda institucionit të Parlamentit, ndonëse angazhon kreun e shtetit, pas rekomandimeve të rezolutës së Këshillit të Evropës për të ulur palët në bisedime nuk mund të shkojë përtej vendimit të gjykatave dhe dispozitave kushtetuese. I këtij mendimi është juristi Çlirim Gjata, i cili në një intervistë për Televizionin Klan,...

Shkurt 1, 2010

Ilir Meta për Ramën: Rezoluta e KiE, goditje e fortë për politikën e bojkotit – (31 Janar 2010)

Ministri i Jashtëm Ilir Meta deklaroi, se Rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Evropës ishte goditje e fortë për politikën e bojkotit që vijon të zbatojë Partia Socialiste. Meta tha, se në thelb dokumenti i Strasburgut ishte ajo çka mazhoranca me kohë i ka ofruar opozitës, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet, ku...

Janar 31, 2010

Rexhep Mejdani kundër Ramës, “Bojkoti parlamentar i PS është i gabuar” – (30 Janar 2010)

Një tjetër eksponent i lartë i Partisë Socialiste shprehet kundër aksionit politik të Edi Ramës për të lënë opozitën jashtë dyerve të parlamentit. Ish-Presidenti Rexhep Mejdani shprehet se e ka parë si tepër të gabuar që në krye të herës bojkotin parlamentar të Partisë Socialiste. Rexhep Mejdani: “Unë besoj që ishte një vendimmarrje relativisht jo...

Janar 30, 2010

Rama vijon bojkotin, kërkon hapjen e kutive për transparencën zgjedhore – (29 Janar 2010)

Socialistët do të jenë në rrugë duke protestuar dhe jo në sallën e Kuvendit siç kërkoi një ditë më parë Asambleja e Këshillit të Evropës me anën e rezolutës që mori shumicën e votave të eurodeputetëve. Edi Rama ka deklaruar, se fundi i bojkotit vendoset vetëm nga Sali Berisha. Edi Rama: “Jemi të bindur se...

Janar 29, 2010

Mandatet e PS, Kosovrasti: Kuvendi ndërpret mandatin, KQZ e zëvendëson – (29 Janar 2010)

Përfaqësuesi politik i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti i mëshon argumentimin se vendimmarrja për zëvendësimin e mandateve nga institucioni kryesor përgjegjës për zgjedhjet, bëhet me shumicë të thjeshtë. Neni 24 i kodit zgjedhor e ka përjashtuar këtë vendimmarrje prej atyre që kërkojnë votën e 5 anëtarëve të KQZ. Njazi Kosovrasti: “Ligjvënësi ka bërë shumë...

Janar 29, 2010