Socialistët do të jenë në rrugë duke protestuar dhe jo në sallën e Kuvendit siç kërkoi një ditë më parë Asambleja e Këshillit të Evropës me anën e rezolutës që mori shumicën e votave të eurodeputetëve. Edi Rama ka deklaruar, se fundi i bojkotit vendoset vetëm nga Sali Berisha.

Edi Rama: “Jemi të bindur se bojkoti është e vetmja gjë që mund të bëjmë për të mirën e vendit në kushtet kur parlamenti është i uzurpuar. Ne sot e gjithë ditën kemi vetëm një rrugë nuk kemi dy. o të garantojmë lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve në këtë vend, duke garantuar që çka ndodhi të mos përsëritet më kurrë, o të largojmë qeverinë, përmes protestave demokratike”.

Për Edi Ramën hetimi parlamentar i zgjedhjeve të 28 qershorit mund të bëhet vetëm me hapjen e kutive, e ketë sipas tij e parashikon dhe Rezoluta e Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Por i pyetur nga Tv Klan se kush janë institucionet ndërkombëtare, apo personalitete të veçantë që gjatë këtyre 5 muajve bojkot të Partisë Socialiste, kanë artikuluar se hapja e kutive nënkupton transparencën e zgjedhjeve. Rama ka dhënë për mediat serinë e radhës të telenovelës që ai ka nisur të luajë pas humbjes në zgjedhjet të 28 qershorit.

Edi Rama: “Të fala Sandrit!”

Zoti Rama deklaroi se do të pranojë Presidentin Topi si negociator dhe do të ulet në çdo tryezë të iniciuar nga kreu i republikës, ndërkohë që ky i fundit është deklaruar kundër hapjes së kutive, pasi njeh vendimet e pushtetit të gjyqësorit, por i pyetur nga Klan për një reagim mbi këtë fakt, Rama ripërsëriti vetveten.

Edi Rama: “Jemi të gatshëm për dialog në çdo moment”.

Gazetarja: “Ju po thoni që do të uleni në një tryezë me Presidentin Topi, të cilin e pranoni si negociator, por vetë z. Topi ka deklaruar se nuk është për hapjen e kutive”.

Edi Rama: “Të fala Sandrit!”

Gazetarja: Që kur ka filluar konferenca flisni për demokraci, kjo është mungesë e theksuar e demokracisë është të mos i përgjigjesh pyetjes që të bëhet. Pse…

Edi Rama: “Juve bëni të gjitha pyetjet që dëshironi, unë jap përgjigjen që mendoj dhe të falat e mia për Sandrin mbeten të sinqerta dhe të përsëritura në të gjitha rastet që ju do të pyesni.”

Edi Rama: “Nuk besoj”./tvklan.al