Një tjetër eksponent i lartë i Partisë Socialiste shprehet kundër aksionit politik të Edi Ramës për të lënë opozitën jashtë dyerve të parlamentit. Ish-Presidenti Rexhep Mejdani shprehet se e ka parë si tepër të gabuar që në krye të herës bojkotin parlamentar të Partisë Socialiste.

Rexhep Mejdani: “Unë besoj që ishte një vendimmarrje relativisht jo e drejtë, vendimmarrja e Partisë Socialiste për të bojkotuar që në fillim parlamentin. Duhet të përfshihesh në procesin parlamentar për të realizuar pikësynimet kryesore, në mënyrë të veçantë transparencën për procesin zgjedhor dhe kjo transparencë mund të realizohej në parlament nëpërmjet një komisioni hetimor”.

Mejdani mendon se pavarësisht se i vonuar, Presidenti i Republikës mund të jetë i vetmi institucion që mund të ulë palët në dialog.

Rexhep Mejdani: “Unë mendoj që ka kaluar, por atë rol tani ai mund ta luajë me lehtë dhe nga rezoluta përkatëse e Këshillit të Evropës”.

Këtë deklaratë Mejdani e ka bërë gjatë promovimit të librit të tij të fundit “Mbi Qeverisjen”./tvklan.al