Socialistet do te jene ne kuvend brenda pak ditësh. Lajmi konfirmohet nga deputeti Marko Bello, i njohur si përfaqësues i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe ne selinë roze.
Për zotin Bello përfaqësimi i tyre në kuvend do të jetë një tjetër triumf i kushtetutës, për të cilin u desh në mënyrë permanente, thekson ai, jo vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve, por dhe nisja e negociatave mes palëve ne prani te presidentit te republikës për zgjidhjen e këtij ngërçi politik dhe kthimin ne normalitet te jetës parlamentare.
Marko Bello: “Pritet se i gjithë grupi parlamentar do të shkojë në parlament. E rëndësishme është që të triumfojë parlamentarizmi, të triumfojë kushtetuta dhe ajo do të jetë një ditë e shënuar për shqiptarët për të kuptuar se ky vend mund të bëhet, se ky vend ka të ardhme në një moment që institucionet e tij janë më të forta sesa kokat e nxehta të politikanëve”.
Lidhur me një skenar te mundshëm sipas te cilit deputetet e grupit kuvendor socialist pas hyrjes ne kuvend do te dalin serish për te vijuar me bojkotin zoti Bello rezervon këtë përgjigje.
Marko Bello: “Çdo tentativë për të hyrë në parlament, për të mos djegur mandatet, për të dalë pastaj përsëri në rrugë mua më duket, do të thosha, një politikë pa vizion, një politikë dritëshkurtër që herët a vonë do të marrë një shuplakë të radhës nga zgjedhësit shqiptarë. Kemi, mos harrojmë, kemi betejën e zgjedhjeve parlamentare, por kemi më përpara zgjedhjet parlamentare, kemi dhe zgjedhjet lokale, zgjedhjet vendore që janë shumë të rëndësishme. Në qoftë se zoti Rama nuk do të hyjë në zgjedhjet vendore sikurse përflitet atëherë kjo pastaj do të ishte baras me fundin e partisë. Është një grup njerëzish rreth zotit Rama që o me dashje o pa dashje do ta mbajë partinë jashtë sistemit duke mos kuptuar që sistemi është i pamëshirshëm për të gjithë ata që dalin jashtë tij.”
Ky qëndrim i zotit Bello vjen ne një kohe kur jo vetëm asambleja parlamentare e këshillit te Evropës i kërkoi opozitës te hyje ne kuvend.
Pak dite me pare ishte kreu i asamblesë parlamentare te OSBE, Zhoao Soares, i cili i kërkoi selisë roze t’i japë fund bojkotit dhe t’i kthehet jetës parlamentare./tvklan.al