Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Gërdec 2008

Ministri Oketa kontradiktor për situatën në Gërdec, banorët nuk dinë kujt t’i besojnë -19 Gusht 2008

Në një vizitë të zhvilluar paraditen e së martës në zonën e Gërdecit në fshatin Marqinet, ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa ka garantuar banorët e kësaj zone duke deklaruar se ajo është e sigurt se ata mund të vazhdojnë të ngrenë shtëpitë e tyre të reja në këtë truall. Gazmend Oketa: “Brenda zonës së rrethuar,...

Gusht 19, 2008

Ministri i Mbrojtjes Oketa në Marqinet, “Gërdeci i sigurt për banim dhe ndërtim” – (19 Gusht 2008)

Zona e Gërdecit është e sigurt për banim dhe ndërtim. Ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa siguroi edhe njëherë banorët e kësaj zone se nuk ka asnjë rrezik dhe gjeti mbështetjen e banorëve dhe autoriteteve lokale se jeta vazhdon normalisht. Ai tha se potencialisht i vetmi rrezik për shpërthim mund të ekzistojë në zonën e rrethuar,...

Gusht 19, 2008

Kryeministri Sali Berisha viziton Vorën 5 muaj pas shpërthimit në Gërdec – (6 Gusht 2008)

Kryeministri Berisha ka deklaruar që nga Vora, se për të zbardhur shpërthimin tragjik të 15 marsit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, duhet të hetohet çdo qelizë e saj që ka ndodhur. I rikthyer në zonë e prekur nga ngjarja e rëndë e 5 muajve më parë, Berisha tha, se hetimi i plotë...

Gusht 6, 2008

Prokurorët amerikanë riformulojnë akuzat ndaj Diverolit, kreu i kompanisë AEY – (24 Korrik 2008)

Prokurorët federalë në Miami riformulojnë akuzat ndaj kompanisë AEY dhe presidentit të saj Efraim Diveroli. 22-vjeçari akuzohet për shitje të paligjshme të armëve të skaduara ndaj qeverisë amerikane, për të furnizuar ushtrinë afgane. Prokurorët kanë riformuluar padinë duke zgjeruar dhe thelluar akuzat për transfertat e parave që AEY ka kryer nga qeveria amerikane. Diveroli i...

Korrik 24, 2008

Ministri Gazmend Oketa tregon planin për asgjësimin e municioneve në vend – (16 Korrik 2008)

Sali Berisha: “Kam vendosur që me Vendim të Këshillit të Ministrave të ngremë, të shpallim zonën, zonë të fatkeqësisë. Të ngremë një komision ndërministror të kryesuar nga kryeministri, për të ndjekur çdo minutë ngjarjen për të bërë të gjitha vlerësimet, për të marrë të gjitha masat.” Një muaj më pas Gazmend Oketa, në postin e...

Korrik 16, 2008

Ministri Genc Pollo inspekton rikonstruksionin e shkollës në Gërdec – (29 Qershor 2008)

Nxënësit e shkollës së Gërdecit në shtator do të ulen normalisht në bankat në e shkollës. Godina të rikonstruktuara dhe me kushte më të mira se sa ishin para shpërthimit të 15 marsit. Ministri i Arsimit Genc Pollo pasi ka inspektuar gjendjen e shkollave në Vorë, Gërdec, Marikaj dhe Marqinet premtoi mbështetjen e qeverisë dhe...

Qershor 29, 2008

Punëtorët e Gërdecit paralajmërojnë grevë përpara kryeministrisë – (17 Qershor 2008)

Nëse deri të mërkurën në mesditë qeveria nuk do të plotësojë kërkesat e tyre, grevistët e tragjedisë së Gërdecit do të vendosen pranë kryeministrisë. Ata do të ngrenë aty çadra për të vijuar grevën e nisur rreth 2 javë më parë. Andi Belliu: “Meqë këtu jemi 12 kilometra larg nga Tirana, kryeministri nuk denjoi deri...

Qershor 17, 2008

Dita e 3-të e grevës së urisë të punëtorëve të ish-fabrikës në Gërdec – (8 Qershor 2008)

Nisin problemet e para shëndetësore për ish-punëtorët e fabrikës së demontimit të predhave në Gërdec. Në ditën e 3 të grevës së urisë ata janë vizituar nga mjekja e zonës, e cila konstaton se grevistët kanë shqetësime për shkak të mungesës së ushqimit. Shkëndie Kuçi: “Gjendja shëndetësore e tyre është disi mirë do me thënë....

Qershor 8, 2008

Dita e dytë e grevës të ish-punëtorëve të fabrikës së Gërdecit – (7 Qershor 2008)

Ish-punëtorë të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë. Kërkesat e tyre me karakter ekonomik po presin përgjigje nga pushtetarët të cilët ende nuk kanë mbërritur për të biseduar me ta. Mes 8 grevistëve të ngujuar në këtë apartament në Vorë gjendet edhe një 17-vjeçar....

Qershor 7, 2008

Avokati i Popullit për Gërdecin, Lazebehu: “Banorët fshehën punësimin në fabrikë” – (7 Qershor 2008)

Planit ende sekret të asgjësimit të 98 mijë ton municione luftarake që ka marrë përsipër të kryej shteti shqiptar i paraprin një lajmërim që Avokati i Popullit i bën ministrit të mbrojtjes Gamzend Oketa. Artur Lazebehu: “Këtu kemi të bëjmë me një incident konkret, por le të themi alegoria e Gërdecit është një interpretim le...

Qershor 7, 2008