Prokurorët federalë në Miami riformulojnë akuzat ndaj kompanisë AEY dhe presidentit të saj Efraim Diveroli. 22-vjeçari akuzohet për shitje të paligjshme të armëve të skaduara ndaj qeverisë amerikane, për të furnizuar ushtrinë afgane.

Prokurorët kanë riformuluar padinë duke zgjeruar dhe thelluar akuzat për transfertat e parave që AEY ka kryer nga qeveria amerikane. Diveroli i cili u arrestua më 20 qershor të këtij viti në shtëpinë e tij në Miami, së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij David Pakus, Aleksandër Podrisi dhe Ralf Meirell, akuzohen për shkelje të aktit të kontrollit të eksportit të armëve të shitura prej kompanisë AEY.

Por 22-vjeçari pronari i kompanisë i cili është në qendër të hetimit, akuzohet për shkelje  të tjera si ajo e drejtimit të makinës në gjendje të dehur dhe dhunës në familje, të cilat gjithsesi rëndojnë për procedimin penal ndaj tij.

Nëse 13 akuzat që rëndojnë ndaj tij vërtetohen, atëherë ai rrezikon të dënohet me të paktën 20 vite burg. Edhe pse në moshe fare të re, Diverol arriti të sigurojë nga Pentagoni  kontratën prej 300 milion dollarësh kundrejt furnizimit me armë dhe municione të blera në Shqipëri. Që në fakt më pas rezultuan të ishin prodhim i vjetër kinez./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj