Nxënësit e shkollës së Gërdecit në shtator do të ulen normalisht në bankat në e shkollës. Godina të rikonstruktuara dhe me kushte më të mira se sa ishin para shpërthimit të 15 marsit. Ministri i Arsimit Genc Pollo pasi ka inspektuar gjendjen e shkollave në Vorë, Gërdec, Marikaj dhe Marqinet premtoi mbështetjen e qeverisë dhe të donatorëve për ndërtimin e shkollave të dëmtuara.
Genc Pollo: “Është një përpjekje e madhe pas një reagimi të shpejtë, që në shtator shkollat për fëmijët e bashkisë së Vorës dhe të gjitha fshatrave sidomos atyre që u prekën nga shpërthimi marsit të jenë edhe më të mira seç ishin përpara. Në sajë të reagimit të menjëhershëm dhe të ndërtimit më një standard më të mirë se ai i shkollave që ne kemi trashëguar.”
Shpërthimi në Gërdec regjistroi dëme materiale në shkallë të ndryshme në plot 17 objekte arsimore, në rrethin e Tiranës dhe atë të Durrësit. Një nga shkollat më të dëmtuara ishte ajo 9-vjeçare në Vorë e cila po ndërtohet nga e para falë një financimi të buxhetit të shtetit prej 400 mijë eurosh./tvklan.al