Gramoz Ruçi: “Këtu keni dy karta identiteti fallco. Një zonjë nga Tropoja.”

Disa ditë pasi përfaqësuesit e opozitës deklaruan në parlament se një nga format e manipulimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit ishte edhe ajo nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit, Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Ferdinand Poni, shpjegon arsyet e pamundësisë së fabrikimit të një prej dokumenteve me standardet më të larta botërore, që kanë në duar sot shtetasit shqiptarë.

Ferdinand Poni: “Ai manipulatori, me sy çakalli aty që del në del në parlament, duhet t’i lërë ato dokumente që të shikojmë nëse jemi në kushtet për të cilët ai flet. Jo mund të jemi në kushtet e falsifikimit, e falsifikimit që një është kartë e vërtetë dhe karta tjetër është karta që ka bërë Gramoz Ruçi. Nga kaq sa shikon në televizor, duket që njëra nga kartat ka fotografinë hije. Ka karta nga para këtë, tjetra s’e ka. Është e pamundur me të njëjtin status juridik të kesh dy karta. Korrelacioni që bëhet me procesin zgjedhor dhe me listat është absolutisht absurd, sepse unë kam pasaportë, kam edhe kartë, domethënë kam dy mundësi për të votuar.”

Sipas zv/ministrit Poni edhe nëse kjo kartë identiteti do të mund të duplikohej kjo gjë nuk ndikon në procesin e votimit. Poni e argumenton këtë fakt:

Ferdinand Poni: “Asnjëherë qytetarët, e kanë humbur, se kanë humbur, e vodhën, se vodhën, si kartat e kreditit, të mos rrinë pa dokumentin e tyre të identitetit. Pra, nëse e kanë humbur, i drejtohen kompanisë koncesionare, sepse ajo e ka koncesionin për këtë punë, dhe bën një deklaratë që mua më ka humbur që është dhe karta e parë del nga funksioni, po karta e parë dhe karta e dytë duhet të kenë të njëjtin numër identiteti. Janë identike në sensin që pasojnë njëra-tjetrën. Është e pamundur që unë të përdor të njëjtat shenja gishtash në dy raste të ndryshme, sepse së pari identiteti merret nga regjistri, që do të thotë kontrollohen shenjat e mia të gishtave me të gjitha shenjat e gishtave të mbledhura deri tashi nga kompania dhe për çdo dyshim nis një proces investigimi administrativ”./tvklan.al