Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Guvernatori I Bsh

Sejko: Banka e Shqipërisë ka rol primar në negociatat për anëtarësim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se borxhi publik në Shqipëri ka zbritur nga niveli i 72% në 56% të prodhimit të brendshëm bruto teksa ka shtuar se është zbritur dhe raporti i kredive me probleme.

Nëntor 13, 2024

Guvernatori i BSH: Inflacioni arrin në 8%, më i larti që nga viti 1998

Inflacioni në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të këtij vitit ka rritur në vlerën e 8%, më i larti i regjistruar ndonjëherë që prej vitit 1998. Shifrat janë bërë të ditura nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës me temë “përballimi i inflacionit dhe pasiguritë e shtuara”. Shkak i inflacionit në Shqipëri...

Tetor 27, 2022

Rritja ekonomike në vend, Fullani për ecurinë e lekut-(11 Shkurt 2010)

Banka e Shqipërisë mendon se edhe gjatë 2010 do të ruhet ritmi pozitiv i rritjes ekonomike. Megjithëse pa dhënë shifra mbi nivelin e rritjes, siç beri pak ditë më parë grupi financiar Unicredit që parashikoi për këtë vit një rritje ekonomike prej 8,9%, guvernatori Fullani e ka cilësuar si thelbësore vijueshmërinë pozitive të ekonomisë shqiptare...

Shkurt 11, 2010

Kriza globale, Guvernatori Fullani: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme – (27 Janar 2010)

Ekonomia shqiptare ka reflektuar qëndrueshmëri pavarësisht krizës globale. Për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, viti 2009 ka testuar parametrat makroekonomik të vendit, dhe rezultati ka qenë përballimi me sukses teksa gjatë 9 muajve të parë të vitit është regjistruar rritje pozitive ekonomike. Ardian Fullani: “Gjendja e mirë fillestare e ekonomisë sonë si dhe reagimi i...

Janar 27, 2010

Guvernatori Fullani: Shqipëria përballoi krizën ekonomike botërore – (27 Janar 2010)

Ardian Fullani: “Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 5.25%. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se kjo normë interesi është në përputhje me synimin e BSH-së për mbajtjen e inflacionit afër nivelit objektiv për periudhën afatmesme. Ekonomia shqiptare lë pas një vit të vështirë, kriza e thellë e ekonomisë...

Janar 27, 2010

Bankat dhe bizneset mirëpresin vendimin për uljen e normës së interesit-(29 Tetor 2009)

Ardian Fullani: “Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos të ulë me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit. Sistemi bankar shqiptar duhet të kuptojë drejt rolin e tij për të transmetuar të plotë dhe me shpejtësi këtë lehtësim të politikës monetare në ekonomi.” Teorikisht, ulja e normës bazë të interesit për lekun duhet të...

Tetor 29, 2009

Banka e Shqipërisë pozitive për ekonominë e vendit, rritje për 2009 – (30 Shtator 2009)

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike e vendit do të jetë pozitive edhe gjatë këtij viti. Deklarata vjen nga guvernatori Fullani gjatë një konference për shtyp, ku u njoftua për mbajtjen e pandryshuar të normës bazë të interesit për lekun. Ardian Fullani: “Megjithëse të dhënat statistikore mbi ekonominë shqiptare mbeten ende të pakta. Treguesit...

Shtator 30, 2009

Guvernatori i BSH Ardian Fullani paraqet raportin ekonomik të 2008-(16 Prill 2009)

Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është shprehur se ekonomia shqiptare po vihet gjithnjë e më shumë nën presionin e krizës botërore. Fullani ka theksuar edhe njëherë se rënia e të ardhurave nga emigrantët gjatë këtij viti mund të jetë me pasoja për ekonominë shqiptare. Gjatë raportimit në parlament guvernatori theksoi se problem kryesor...

Prill 16, 2009

Guvernatori i BSH Fullani paralajmëron rënie të kredisë, shkak kriza ekonomike-(8 Prill 2009)

Ekonomia shqiptare gjatë këtij viti pritet të përballet me rënie të kreditimit. Guvernatori i bankës së Shqipërisë Ardian Fullani e ka cilësuar mungesën e likuiditeteve apo reduktimin e mundësive për financim, si rrezikun numër një për ekonominë shqiptare, e diktuar kjo dhe nga faktorët e importuar të krizës globale si ulja e dërgesave nga emigrantëve....

Prill 8, 2009

Fullani kundër FMN-së, rritja ekonomike e Shqipëri do të jetë më e larta në rajon -(14 Nëntor 2008)

Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2009 do të tejkalojë parashikimin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kështu ka deklaruar guvernatori i  Bankës së Shqipërisë zoti Ardian Fullani gjatë një interviste të dhënë për agjencinë Reuters teksa merrte pjesë në konferencën e bankave qendrore të Evropës.  “Nuk mendoj se FMN po nënvlerëson rritjen potenciale, tha...

Nëntor 14, 2008