Ardian Fullani: “Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 5.25%. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se kjo normë interesi është në përputhje me synimin e BSH-së për mbajtjen e inflacionit afër nivelit objektiv për periudhën afatmesme. Ekonomia shqiptare lë pas një vit të vështirë, kriza e thellë e ekonomisë botërore u ndje shpejt në Shqipëri duke testuar themelet e ekonomisë shqiptare. Njëkohësisht testuar stabilitetin financiar të vendit si dhe ekuilibrat makroekonomik. Megjithatë gjendja e mirë fillestare e ekonomisë sonë si dhe reagimi i shpejtë dhe i duhur i politikave makroekonomike ndihmuan në përballimin me sukses të kësaj situate. Ekonomia shqiptare ka siguruar një rritje ekonomike pozitive gjatë tre 3 mujorëve të parë të vitit, duke ruajtur stabilitetin financiar dhe treguesit kryesor të stabilitetit makroekonomik, qëndrueshmërinë e çmimeve, nivelin e borxhit publik dhe qëndrueshmërinë e bilancit të pagesave.”/tvklan.al