Ekonomia shqiptare gjatë këtij viti pritet të përballet me rënie të kreditimit. Guvernatori i bankës së Shqipërisë Ardian Fullani e ka cilësuar mungesën e likuiditeteve apo reduktimin e mundësive për financim, si rrezikun numër një për ekonominë shqiptare, e diktuar kjo dhe nga faktorët e importuar të krizës globale si ulja e dërgesave nga emigrantëve.
Ardian Fullani: “Stabiliteti makroekonomik i vendit kaq amortizuar ndikimin e krizës ekonomike e financiare, globale në aktivitetin ekonomik të vendit. Në optikën e BSH-së problemi kryesor më të cilën do përballet ekonomia shqiptare gjatë vitit në vijim është mungesa e likuiditetit dhe e lidhur me të shtrëngimi i kushteve të financimit të aktivitetit ekonomik. Ekonomia shqiptare do të përfitojë më pak kredi gjatë vitit 2009.”
Për guvernatorin Fullani ngadalësimi i kreditimit do te reflektohet direkt tek niveli i rritjes ekonomike.
Ardian Fullani: “ 70% e influencës në rritjen e GDP ka ardhur nga kreditimi i ekonomisë. Kështu që një tkurrje e kreditimit të ekonomisë pa diskutim do na japë influencat e saj në rriten ekonomike. Prandaj themi që duhet të jemi të kujdesshëm me realizimin e të ardhurave dhe kryerjen e shpenzimeve. Kriza nuk është origjinar nga ekonomia shqiptare, por pa diskutim ndjeshëm do të afektohet dhe do të ndikohet nga zhvillimet e mëtejshme të ekonomisë botërore.”
Deklaratat e guvernatorit erdhën gjatë analizës mbi ecurinë ekonomike të vendit gjatë 2008-ës, para komisionit të ekonomisë dhe financave./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro