Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është shprehur se ekonomia shqiptare po vihet gjithnjë e më shumë nën presionin e krizës botërore. Fullani ka theksuar edhe njëherë se rënia e të ardhurave nga emigrantët gjatë këtij viti mund të jetë me pasoja për ekonominë shqiptare. Gjatë raportimit në parlament guvernatori theksoi se problem kryesor për këtë vit do të jetë mungesa e parasë në ekonomi.
Ardian Fullani: “Problemi kryesor më të cilën do përballet ekonomia shqiptare gjatë vitit në vijim është mungesa e likuiditetit dhe e lidhur me të shtrëngimi i kushteve të financimit. Ekonomia shqiptare do të përfitojë më pak kredi gjatë vitit 2009, kjo mungesë likuiditeti kufizon dhe hapësirat që politika fiskale apo politika monetare ka për veprim.”
Megjithatë guvernatori Fullani ka garantuar se gjatë këtij viti sistemti financiar do të jetë i qëndrueshëm.
Ardian Fullani: “ Këtij sistemi në tërësi si dhe pagat e mëdha me rëndësi sistemike në veçanti nuk janë të prekura përsa i përket nivelit të likuiditetit dhe të kapitalizmit. Pavarësisht zgjerimit të spektrit të rreziqeve dhe një viti më të vështirë për zgjerimin e … bankare, sistemi financiar dhe bankar shqiptar do të mbeten të qëndrueshëm gjatë këtij viti.”
Fullani tha se sistemi bankar i ka përballuar deri tani presionet e krizës financiare dhe asaj ekonomike. Guvernatori i BSH-së kërkoi një eficencë më të madhe në përdorimin e fondeve të sistemit bankar, në bazë të impaktit që ka mbi rritjen ekonomike të vendit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro