Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kabineti Berisha 2009

Meta akuzon Ramën për politika destruktive dhe krizën në PS – (27 Nëntor 2009)

Meta: Jo instrumentalizimit të PS nga krimi i organizuar Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, se po ndjek linjën e një politike destruktive, duke ofruar zgjidhje primitive, sikundër e cilësoi Meta ultimatumin 10-ditor. Meta tha, se në gjithë këtë situatë qeveria është treguar e qartë dhe...

Nëntor 27, 2009

Berisha për pyetësorin e BE-së: Dorëzimi, brenda Shkurtit-(17 Nëntor 2009)

Një ditë pas vendimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për të pranuar shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, qeveria shqiptare ka shprehur gatishmërinë e saj për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga plotësimi i pyetësorit që do të dërgohet nga Komisionin Evropian. Në një takim të posaçëm...

Nëntor 17, 2009

Sali Berisha me kabinetin, miratohet caktimi i fondit për kompensim-(13 Nëntor 2009)

Qeveria ka miratuar projektligjin mbi caktimin e fondit për kompensimin e pronareve. Kryeministri Berisha tha se qeveria ka zgjedhur formën me te vështirë te kompensimit qe është ajo me vlerën e tregut, por theksoi se kthimi i pronës ne kompensim fizik apo financiar është detyrim kushtetues po aq sa edhe moral. Këtu kryeministri kujtoi token...

Nëntor 13, 2009

Sali Berisha përgjigje ligjore për falsifikatorët e gropës së Tiranës-(4 Nëntor 2009)

Kryeministri Berisha paralajmëroi ne mbledhje qeverie publikimin e gjithë dokumenteve te cilat provojnë sikundër tha, se toka qe ndodhet mes Rrugës se Durrësit me atë te Kavajës, përfshirë dhe Dhomën e Tregtisë është publike.  Kryeministri ngarkoi për këtë ministrat Olldashi e Prifti duke theksuar se falsifikatoret dhe mbrojtësit e tyre do te marrin përgjigje ligjore....

Nëntor 4, 2009

Majlinda Bregu për shqyrtimin e aplikimit të Shqipërisë në strukturat evropiane-(21 Shtator 2009)

Aplikimi i Shqipërisë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian pritet të shqyrtohet brenda vjeshtës së këtij viti. Optimizmin lidhur me këtë çështje qeveria e lidh me deklarimet e forta të zyrtarëve të lartë të Brukselit në raport me zgjedhjet parlamentare. Ministrja e Integrimit evropian, Majlinda Bregu, thotë se panoramës së vlerësimeve zyrtare pozitive të...

Shtator 21, 2009

Berisha akuza pushtetarëve lokal: Kanë abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit-(26 Gusht 2009)

Kryeministri Berisha ka vënë në qendër të akuzave pushtetarët lokal për shpenzime marramendëse për pagat e punonjësve të tyre. Duke mos bërë dallime partiake, Berisha ka deklaruar se drejtuesit e pushtetit vendor fondet e buxhetit të shtetit që duhet të shkonin për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetareve, i kanë përdorur për të shtuar...

Gusht 26, 2009

Kosova reagon për vendimin e Berishës për shitblerjen e tokave-(9 Gusht 2009)

Sali Berisha: “Çdo shtetas që ka nënën ose babën shqiptar, që ka origjinë shqiptare të ketë të drejtën të blejë tokë shqiptarët do të jenë një në trajtimin e problemit të pronësisë në këtë vend.” Kjo që po thotë Sali Berisha u mirëprit në Kosovë. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se akti i fundit i qeverisë...

Gusht 9, 2009

Gjergj Buxhuku jep vlerësimin për shitblerjen e tokës nga të huajt-(9 Gusht 2009)

Nisma e qeverisë për t’u krijuar kushte të barabarta për shitblerjen e tokës në vend edhe qytetarëve me origjinë shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit me ata në Shqipëri shihet nga ekspertët e ekonomisë si një vendim pozitiv. Sipas Gjergj Buxhukut, kreu i Konfindustrisë, në kushtet aktuale kur ekonomia ka nevojë për likuiditet kjo...

Gusht 9, 2009

Kryeministri Berisha mbledhje me kabinetin për legalizimin e banesave-(18 Qershor 2009)

Sali Berisha: “Kjo mbledhje  ka të bëjë me një seri vendimesh, ndër të cilat do t’i grupoja si më të rëndësishme vendimet që kanë të bëjnë me legalizimet. Janë përreth 6 mijë familje të tjera, kryesisht në Tiranë, banesat e të cilëve legalizohen. Janë edhe rreth 1300 familje të cilave u privatizohen banesat në Kombinat...

Qershor 18, 2009

Ish-kryeministri Fatos Nano në emisionin Opinion për zgjedhjet e vitit 2009-(19 Maj 2009)

Sot në mbrëmje ora 22:00 drejtpërsëdrejti në ekranin e TV Klan në emisionin më të ndjekur politik në Shqipëri është i ftuar ish-kryeministri Fatos Nano. Pas një heshtje politike 2-vjeçare lideri historik i PS-së rikthehet përballë pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu në prag të fushatës elektorale. Disa nga argumentet kryesore të bisedës do të përqendrohen...

Maj 19, 2009