Kryeministri Berisha ka vënë në qendër të akuzave pushtetarët lokal për shpenzime marramendëse për pagat e punonjësve të tyre.
Duke mos bërë dallime partiake, Berisha ka deklaruar se drejtuesit e pushtetit vendor fondet e buxhetit të shtetit që duhet të shkonin për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetareve, i kanë përdorur për të shtuar numrin e punonjëseve në mënyrë të pajustifikuar.
Sali Berisha: “Dyfishimit dhe trefishimit të fondeve për jetën e qytetarëve, qeveritë vendore i janë përgjigjur me dyfishimin e numrit të punonjësve. Konsumojnë 35% të fondeve të tyre si fond pagash. Nuk dua të bëj politikë, ky parim nuk është shkelur në mënyrë të njëanshme, bashkia e Tiranës, ka të punësuar 14 herë më shuam se bashkia e Durrësit, rreth 3200 punonjës. Ne adreso fonde atyre, të pakushtëzuara, se s’po flas për grandin e konkurruesve ai ka ecur shkëlqyer. Ato kthejnë në rroga, janë mbi 30-40% e rrugicave të Tiranës me baltë siç kanë qenë edhe 300 vjet më parë. Po natyrisht kur parat i merr dhe i shton në rroga ato nuk mbeten në rrugë, për të asfaltuar rrugët.”
Për t’i dhënë fund situatës absurde dhe të papranueshme siç e cilësoj Berisha, Këshilli i Ministrave ka menduar të krijoj një fond të veçantë i cili nuk do të lejoj të mund të vazhdojnë abuzimet.
Ky fond do të emërtohet si fondi për zhvillim rajonal dhe do të përdoret për investime publike.
Sali Berisha: “Do të krijohet fondi i zhvillimit të rajoneve, paratë e buxhetit natyrisht nuk them se nuk do të japin një sasi të pakushtëzuar parash, e cila do të jetë absolutisht minimale për të mund tu përdorur për rroga dhe për … do të kalojnë në fondin e zhvillimit të rajoneve dhe unë i garantoj qytetarët se vitin që vjen dhe në vitet në vazhdim do të njohin shumëfishim të investimeve për qarqet rajonet, komunat,bashkitë, fshatrat e tyre.”
Duke folur në komitetin e planifikimit të strategjive ku është diskutuar për rishikimin e buxhetit të vitit 2009, kryeministri ka deklaruar se vendi ynë nuk u prek nga kriza financiare, por po vazhdon kursin e saj të zhvillimit.
Berisha Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka rritur pagat këtë vit kur e gjithë bota ishte në recesion.
Sali Berisha: “U bien sirenave mos rrisni rrogat se dikujt i interesonte që vendi i tij të zhytej në krizë, Shqipëria s’ishte në krizë. Ne disponojmë të ardhura çdo ditë. Sirenat bien, se po bëhen prokurime pa fonde, qesharake. As Don Kishoti edhe Don Kishoti do i thoshte Sanços po e tepron.”
Duke pranuar se kriza pati efektet e saj në disa drejtime edhe në ekonominë e vendit tonë, Berisha i është përgjigjur dhe akuzave të opozitës se është rritur deficit buxhetor.
Sali Berisha: “Pranohet rritje 1%e borxhit duke ngelur sërish 4% nën borxhin që gjetëm ne në vitin 2005. Ruajtja e parametrave e stabilitetit makroekonomik është qëllimi më parësor i kësaj qeverie. Rritja ekonomike është 8% dhe në këtë kontekst një rillogaritje e parametrave është e domosdoshme.”/tvklan.al
Gazetarja: Elja Zotka