Kryeministri Berisha paralajmëroi ne mbledhje qeverie publikimin e gjithë dokumenteve te cilat provojnë sikundër tha, se toka qe ndodhet mes Rrugës se Durrësit me atë te Kavajës, përfshirë dhe Dhomën e Tregtisë është publike.
Kryeministri ngarkoi për këtë ministrat Olldashi e Prifti duke theksuar se falsifikatoret dhe mbrojtësit e tyre do te marrin përgjigje ligjore.
Sali Berisha: “Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës sipas atlaseve dhe të gjitha dokumenteve është ndërtuar në vitin 1932 nga lartmadhëria e tij, mbreti Zogu i Parë, i cili në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk i ka përvetësuar kujt pronën, por ka shpronësuar në përputhje me kodin civil. Zoti Ministër i Punëve Publike duhet t’jua japësh fotot e albumit të gjitha mediave. Më sipër është një barake e ndërtuar nga fundi i viteve ‘800, kazermë ushtarake turke me të gjitha dokumentet. Ajo qe zonë tregtie, spital austro-hungarez më vonë, gjimnaz më vonë dhe na dilka se qenka pronë e kësaj apo asaj familje. Falsifikatorët duhet të marrin përgjigjen që meritojnë dhe ata të cilët mbrojnë falsifikimin. Ajo ndërtesa aty është mbi 100-vjeçare. Më sipër të nxirren të gjitha fotot. Janë varrezat e Karapicëve dhe xhamia e Karapicëve dhe ka dokumente. Madhëria e tij Zogu i Parë ndërtoi sheshin dhe hoqi të gjitha varrezat familjare ose shtëpiake që ishin brenda qytetit. I bëri të gjitha ato me shpronësim të plotë. Edhe xhaminë e rrafshoi për të ndërtuar sheshin, por e kompensoi.”
Kryeministri paralajmëroi dhe shitjen e kësaj toke bazuar ne atë fare parashikon ligji ne rastet e shitjes se pronës publike. Te gjitha paratë do te shkojnë ne fondin e kompensimit te ish-pronareve.
Sali Berisha: “Qeveria nuk do të inkasojë buxhetin e vet as edhe një qindarkë. Qoftë edhe ligj i veçantë mund të bëhet për shitjen e tyre në ankand dhe t’jua kthejmë pronarëve. Ne do jua shesim ato me 2 mijë euro metri në katror në përputhje me planin e qytetit të ndërtohen, por i gjithë ky fond prej 112 milion euro do të kalojë i tëri për kompensimin e pronarëve, ndaj dhe do të bashkërendoni të gjithë veprimtarinë dhe zemra e Tiranës te çeli si pa gjë të keq si lukuni, donin ta merrnin me një firmë të një njeriu të papërgjegjshëm dhe të dalë t’u thotë shqiptarëve ai që pretendon se në cilin rast italianët kanë ndërtuar pa dëmshpërblim. Në cilin rast lartmadhëria e tij ka ndërtuar pa dëmshpërblime? As edhe një rast të vetëm nuk ekziston. Absolutisht. Po të gjitha petat Lakrorit ja hoqi atlasi se u doli ndërtesa e ndërtuar në vitin 1932 nga madhëria e tij”.
Mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha e nisi me vlerësimin për ratifikimin e traktatit te Lisbonës nga te gjitha vendet anëtare te unionit, përfshire tashme edhe Çekinë.
Kryeministri e cilësoi këtë dite historike si dhe përgjigjen me te mire ndaj skeptikeve te zgjerimit te Bashkimit Evropian.
Sali Berisha: “Traktati i Lisbonës është një fitore e evropeizmit, e forcave të integrimit, një përgjigje përfundimtare ndaj euroskepticizmit për të gjitha ato kombe që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe që janë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, ndër ta kombi shqiptar përbën një ngjarje madhore”.
Ne takimin e përjavshëm me kabinetin qeveritar kryeministri Sali Berisha tha se viti 2010 do te shënojë fillimin e procesit për regjistrimin e popullsisë dhe pronave./tvklan.al