Pas takimit që Presidenti i Republikës  Bamir Topi pati me Kreun  e Partisë Socialiste Edi Rama dhe Kreun e Asamblesë Kombëtare në këtë parti Gramoz Ruçin, duket se krizës politike po i vjen fundi. Pas takimit kreu i Asamblesë së PS-së Ruçi deklaroi se grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të hyjë në parlament në rast së ngrihet një komision hetimor në përputhje të Kushtetutës.

Gramoz Ruçi: “Partia Socialiste është e vendosur për ta zbatuar rezolutën e Këshillit të Europës, e cila kërkon tre gjëra. E para komisioni hetimor në përputhje më Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e dyta kthimin e opozitës në parlament. Vijoj që një gjë që ritheksuam është që Partia Socialiste shpreh gjithë vullnetin e saj politik për të zbatuar këtë pikë të rezolutës të Këshillit të Europës për të zbatuar këtë pikë sipas kërkesave të rezolutës të Këshillit të Europës sipas nenit 77, paragrafi i dytë i Kushtetutës së Shqipërisë. Dhe  sipas  pikës 4 të interpretimit që i ka bërë Gjykata e Republikës të Shqipërisë objektit të hetimit  të Komisioneve Hetimore. Ky është pozicioni i Partisë Socialiste.”

Në fakt edhe grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe kreu i qeverisë Berisha janë shprehur  të gatshëm për t’i lënë shumicën opozitës në Komisionin Parlamentar të kërkuar me aq ngulm. Ngritja e komisionit hetimor në përputhje me Kushtetutën duket se është pika që i bashkon të dyja palët e politikës dhe mund të jeta pikënisja e një zgjedhje përfundimtare. Takimi mes Presidentit Bamir Topi dhe dy përfaqësuesve të partisë socialiste nisi rreth orës 12./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani