Ka apo jo struktura paralele në komunën e Dragashit. Për kryeministrin Hashim Thaçi Serbia nuk ka arritur që të ketë rrjetin e saj institucional në këtë vend. Madje sipas tij Beogradi zyrtar ka dështuar me përpjekjet e veta që kësaj komune t’ia dëmtojë imazhin.
Hashim Thaçi: “Janë ca individë pretendues për funksionimin e këtyre strukturave, por janë të dështuar.”
Mirëpo kryetari i komunës së Dragashit Salem Jonuzi thotë të kundërtën.
Gazetare: “A funksionon struktura paralele?”
Salem Jonuzi: “Çfarë t’iu them, ka ku nuk funksionojnë, por edhe ku nuk funksionojnë.”
Këto deklarata u bënë të dielën në fshatin Kukë të Dragashit, ku kryeministri i vendit vizitoi fabrikën e qumështit Sharri. Pavarësisht ekzistimit apo mos ekzistimit të strukturave paralele Thaçi tha se ky vend ka frymë të mirë në jetën e kombeve.
Hashim Thaçi: “Një komunë me kuptimin e shumë etnicitetit të shoqërisë kosovare që është shembull. Prandaj dëshiroj që të falënderoj kryetarin për klimën e mirë tolerante që e ka krijuar.”
Sipas Thaçit për këtë komunë do të ketë projekte në ndërtimin e infrastrukturës dhe do të ketë investime në sektorin e bujqësisë dhe turizmit./tvklan.al