Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Daniel Fird i ka vazhduar edhe sot përpjekjet për bindjen e lidershipit të Prishtinës që të pranojë planin 6 pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Plan ky që i hap rrugë vendosjes së misionit të EULEX-it në Kosovë.
Qysh në mëngjes diplomati amerikan ka filluar bisedimet me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi. Takimi ka zgjatur 2 orë, mirëpo nuk është shënuar ndonjë rezultat konkret.
Në një deklaratë të përbashkët 4 pikëshe, presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë kundërshtuar planin e Ban Ki Moon. Ndërkohë që i kanë bërë thirrje EULEX-it që të shtrihet në tërë territorin. Mirëpo duke respektuar ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.
Fatmir Sejdiu: “Ne jemi për vendosjen sa më të shpejtë të ELUEX-it në tërë territorin e Kosovës sipas mandatit të paraparë. Me deklaratën e pavarësisë, misionet e Kosovës e refuzojnë dokumentin 6 pikësh në tërësi. 3. Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë më EULEX-in për vendosjen në tërë territorin e Kosovës. Duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të republikës së Kosovës. 4. Institucionet e republikës së Kosovës si gjithmonë do të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA, me BE dhe NATO-n.”
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Daniel Frid është përmbajtur nga komentet. Mirëpo është shprehur se qëndrimi i sotshëm i lidershipit kosovar është rrugë e mirë për të ecur përpara me vendosjen e EULEX-it.
Daniel Frid: “Kemi pasur biseda të mira dhe produktive. Presidenti i lexoi pikat me të cilat besojmë se janë një platformë e mirë për të ecur përpara. Ka çështje të vështira përpara, por qeveria e ka formuluar në mënyrë të tillë qëndrimin e saj me të cilin mund të shkojmë përpara.”
Presidenti Sjediu dhe kryeministri Thaçi kanë zhvilluar sot edhe një takim me zëvendës ministrin e punëve të jashtme të Italisë Alfredo Mantica. Pas këtij takimi presidenti Sejdiu ka rikonfirmuar qëndrimin e Prishtinës për ti thënë jo planit të Baan Ki Moon, derisa diplomati italian ka shprehur nevojën që EULEX të shtrihet sa më parë në gjithë territorin e vendit./tvklan.al