Toni Kroos nuk është i vetmi lojtar i Gjermanisë që luajti ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare në çerekfinalen e humbur të Kampionatit Europian kundër Spanjës. Ajo që ishte folur prej disa ditësh, këtë të hënë u konfirmuar zyrtarisht, Thomas Muller i thotë lamtumirë “Die Mannschaft”. Nëpërmjet nje video-mesazhi Muller tha se përshëndet “Shqiponjën Federale”...