Toni Kroos nuk është i vetmi lojtar i Gjermanisë që luajti ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare në çerekfinalen e humbur të Kampionatit Europian kundër Spanjës. Ajo që ishte folur prej disa ditësh, këtë të hënë u konfirmuar zyrtarisht, Thomas Muller i thotë lamtumirë “Die Mannschaft”.
Nëpërmjet nje video-mesazhi Muller tha se përshëndet “Shqiponjën Federale” dhe se tani do të jetë një ndër tifozët e Gjermanisë në tribuna.
Muller: Kur më lejuan të luaja ndeshjen time të parë ndërkombëtare më shumë se 14 vjet më parë, nuk do ta kisha ëndërruar kurrë të gjithë këtë. Pas 131 ndeshjeve ndërkombëtare me 45 gola, unë i them përshëndetje Shqiponjës Federale sot. Më ka bërë gjithmonë shumë krenar që luaj për vendin tim. Tani e tutje do të jem një tifoz në tribuna.
Karriera e Müller-it në përfaqësuese filloi dhe përfundoi me një disfatë, por në mes ka një histori të vërtetë suksesi me 131 ndeshje ndërkombëtare, 45 gola dhe 42 asistime. Disa muaj pas debutimit të tij në një miqësore kundër Argjentinës (0-1), atëherë 20-vjeçari bëri paraqitjen e tij të parë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut dhe, me pesë gola dhe tre asistime, u bë gjermani i tretë, pas Gerd Müller në 1970 dhe Miroslav Klose në 2006 që fitoi “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë i turneut. Katër vjet më vonë në Brazil ai përsëriti këtë arritje ku dhe u shpall kampion bote.
Para Kampionatit Evropian në shtëpi, ndryshe nga shokët e tij Leon Goretzka dhe Mats Hummels, Muller i zgjodh të ishte pjesë e ekipit. Pavarëisht se luajti shumë pak gjatë evropianit, Mulle ishte nje prej personave me të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes.
Müller zgjati kontratën e tij me FC Bayern deri në verën e vitit 2025 dhjetorin e kaluar. Ajo që do të ndodhë më pas është aktualisht e paqartë.
/tvklan.al