Ashtu siç ishte paralajmëruar, shoqatat e ish-të përndjekurve politikë protestuan përballë godinës së Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar njëzëri largimin e njërit prej anëtarëve të këtij institucioni, Femi Abdiut. “Neve kërkojmë me insistim që të largohen nga Gjykata Kushtetuese, nga Gjykata e Lartë, nga të gjitha instancat gjyqësore të atyre gjykatësve që kanë lënë dënime politike,...