Zonën në periferi të kryeqytetit ku u zbuluan eshtra njerëzish që mendohet të jenë ekzekutuar në kohën e diktaturës, e kanë vizituar edhe përfaqësues të Shoqatave të Ish-të Përndjekurve Politikë.
Sipas tyre, ky vend dëshmon qartazi arsyen se përse ligji për lustracionin tashmë duhet të ishte pjesë e shoqërisë.
Lulzim Brahja: “Kërkojmë ligjin e lustracionit të pastrohet, kemi 20 vjet demokraci, të pastrohet politika, qeveria, administrate nga këta kriminel dhe bijtë e tyre dhe të bëhet një muze për gjithë këta heronj, të bëhet Muzeu i të Përndjekurve Politikë me mijëra, në mes Tiranës dhe të investojmë, kjo është kërkesa jonë. Nuk mund të jetoj më krimi me vuajtje, boll kemi duruar”.
Dalja në dritë e eshtrave u bë falë iniciativës private të një qytetari të Tiranës, që po kërkonte prej kohësh eshtrat e babait të tij.
Zona e Malit të Dajtit njihet prej kohësh si një zonë ku janë ekzekutuar edhe shumë njerëz të tjerë në kohën e regjimit komunist.
Ndërkohë po këtu, rreth 6 vjet më parë janë zbuluar edhe shtatë skelete të tjerë, që i përkisnin kohës së sistemit të diktaturës./tvklan.al