Murat Basha: “Shqipëria është një vend sovran dhe ka të gjithë legjitimitetin për të vendosur vetë mbi çështjet e së saja. Zoti Frizer dhe të gjithë zotërinjtë e tjerë ambasadorë të Bashkimit Europian si dhe ambasadori i nderuar i Shteteve të Bashkuar duhet të dinë që në Shqipëri ka qenë një gjenocid i tmerrshëm, nuk do të harrojnë kurrë jetët e lëna burgjeve, nuk duhet të harrojnë kurrë britmat e fëmijëve që ua rrëmbenin baballarëve nga duart, nuk duhet të harrojnë kurrë netët pa bukë, dhimbjet, vuajtjet, persekutimet që ka shkatërruar ai regjim dhe ata njerëz të cilët kanë marrë pjesë në këtë gjenocid dhe në këtë tragjedi mbi popullin që është ushtruar mbi popullin shqiptarë. Ne nuk po kërkojmë t’i dënojmë, ne nuk jemi për hakmarrje, të paktën të mos i kemi më parasysh që të na drejtojnë, të mos jenë më në legjislativë, të mos jenë më në gjyqësor, të mos jenë më në qeverisje. Vetëm kaq, kërkojmë shumë pak”./tvklan.al