Dele Alli ka bindur stafin teknik të Como-s. Mesfushori prej disa kohësh ishte në stërvitje me skuadrën italiane, pasi kishte mbetur pa ekip.

Të bindur me formën e treguar nga anglezi në stërvitje, drejtuesit kanë bërë gati kontratën. Ish-futbollisti i Tottenham do të firmosë deri në Qershor të vitit 2026, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

28-vjeçari synon të riniset nga Seria A, pas problemeve të shumta të shfaqura në sezonet e fundit, ku pas Tottenham ka luajtur për Besiktas dhe Everton. /tvklan.al