Vazhdojnë problemet me dëmtimet te Interi. Zikaltërit do të përballen me Bologna-n këtë të Mërkurë në kampionat dhe trajneri Simone Inzaghi duhet të përballet me disa mungesa.
Henrikh Mkhitaryan duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin e pësuar në derbin ndaj Milanit, por nuk është i gatshëm për të zbritur në fushë.
Mungesë tjetër është edhe ajo Hakan Calhanoglu, me turkun që vazhdon të ketë shqetësime. Në këtë situatë, pritet sërish nga minuta e parë Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar luajti titullar në sfidën e fundit ndaj Venezia-s në transfertë, ku ishte një nga më të mirët në fushë.
Regjia pritet t’i besohet sërish Asllanit, që ka një tjetër mundësi të mirë për të treguar vlerat e tij. Sa i përket mbrojtjes, Acerbi është rikuperuar dhe do të jetë në stol. Bisscek do të jetë jashtë për të paktën 10 ditë. /tvklan.al