Leon Goretzka pritet të largohet nga Bayern Munich në merkaton e verës. Lojtarit dhe përfaqësuesve të tij, u është bërë e ditur se mesfushori nuk është në planet e klubit.

Gjermani ka kontratë deri në verën e vitit 2026, por bavarezët nuk duan ta humbasin falas dhe për këtë arsye i kanë kërkuar të gjejë një ekip të ri.

Vendimi është marrë që në muajin Nëntor të vitit të kaluar, ndërsa iu tha Goretzka-s që të largohet që në merkaton e dimrit, por kjo vështirë se realizohet, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja.

Paga e mesfushorit prej 17 milionë Eurosh në sezon, është një barrë e madhe për Bayern-in, që ka vendosur t’i tregojë derën lojtarit. /tvklan.al