Tirana ka rinovuar kontratën me mesfushorin Ian Soler, një ditë para derbit me Partizanin.  Mesfushori spanjoll u afrua në verë dhe ka bindur drejtuesit e stafin teknik.

Duke parë rëndësinë e 29-vjeçarit për bardheblutë, është vendosur që të zgjatet bashkëpunimi edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ian Soler rinovon me Tiranën edhe për një sezon. Mesfushori ka arritur dakordësinë me klubin për të qenë edhe në vazhdim pjesë e ekipit. Numri 6 i bardhebluve do të vijojë të mbajë veshur fanellën më të bukur në botë. Suksese Ian”, thuhet në njoftimin e klubit.

Soler numëron 22 ndeshje të luajtura në Superligë, ku është kthyer në një titullar të padiskutueshëm. /tvklan.al