West Ham ka shfaqur interes për Kristjan Asllanin. Klubi anglez, ka bërë një ofertë për mesfushorin e Shqipërisë.
Mediat pranë Interit, raportojnë se klubi zikaltër ka marrë një propozim të rëndësishëm për 22-vjeçarin nga klubi i Premier League.
Megjithatë drejtuesit e Interit ishin të prerë në vendimin e tyre dhe kanë refuzuar ofertën. Shifrat nuk bëhen të ditura, por refuzimi tregon se në klubin ziklatër kanë besim tek Asllani për të ardhmen.
Ndryshe nga sy sezonet e kaluara, në këtë edicion, Asllani ka pasur më shumë minuta në dispozicion, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme të Hakan Calhanoglu. /tvklan.al