Jordi Jaku është prezantuar te Bologna. Mesfushori u largua nga Tirana pak ditë më parë, pasi klubi italian arriti marrëveshjen me kryeqytetasit.

18-vjeçari është prezantuar te skuadra e Bologna-s, aty ku fillimisht do të jetë pjesë e të rinjve. Në rast se Jaku arrin të bindë me paraqitjet e tij, atëherë ekziston mundësia që të kalojë në ekipin e parë.

Klubi italian njofton se Jaku ka firmosur kontratë deri në vitin 2027. Këtë sezon, Jaku ishte pjesë e Tiranës në shtatë ndeshje në Superligë, ndërsa shihet se një futbollist me të ardhme të ndritur. /tvklan.al