Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ministri I Jashtëm Ilir Meta

Parlamentarët e NATO-s takim me Berishën: Institucionet shqiptare legjitime – (1 Mars 2010)

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare  të NATOS-s i kryesuar nga Sergio De Gregorio, presidenti i nënkomisionit për marrëdhëniet transatlantike, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Berisha ka deklaruar se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet e gjyqësorit. Duke iu referuar bojkotit të institucioneve demokratike nga ana e opozitës, anëtarët e delegacionit të Asamblesë Parlamentare...

Mars 1, 2010

Vizita e Metës në Slloveni: Bisedime për integrimin e Shqipërisë në BE-(14 Shkurt 2010)

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, z. Samuel Žbogar, në kuadër të një vizite zyrtare. Në qendër të bisedimeve ishin, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, liberalizimi i vizave, si dhe roli që të...

Shkurt 14, 2010

Athina e Vjena, kërkesë BE-së: Shqiptarët dhe vendet e Ballkani pa viza në 2010 – (22 Janar 2010)

Ndërsa Spanja e ka vendosur integrimin e Ballkanit në një ndër prioritetet e presidencës së saj të Bashkimit Evropian, Greqia dhe Austria i kërkojnë Brukselit që i gjithë rajoni të hyjë në bllok në vitin 2014. Dy ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Austrisë, Dimitrios Droutsas dhe Michael Spindelegg i kanë dërguar një letër kryediplomates...

Janar 22, 2010

Meta-Kuntis: Zgjidhje të shpejtë për situatën politike në vend-(10 Nëntor 2009)

Ministri i Jashtëm Ilir Meta u takua në Bruksel me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputetin grek Nikolaos Kuntis. Ne takim u diskutuan çështje të aplikimit të Shqipërisë për statusin kandidat në Bashkimin Evropian apo dhe përmbushjen e kritereve që rrjedhin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ilir Meta: “Njëkohësisht edhe vendosmërinë për tu...

Nëntor 10, 2009

Meta në BE, paraqet shqetësimin e tij për bojkotin e opozitës-(10 Nëntor 2009)

Ilir Meta: “ Kam paraqitur edhe një shqetësim që ka të bëjë me bojkotin e opozitës dhe  natyrisht që kam shprehur vullnetin  qeverisë dhe qëndrimin e saj tepër konstruktiv për të ju përgjigjur të gjitha kërkesave legjitime dhe të arsyeshme dhe konstruktive që vijnë nga opozita, por pa marrë përsipër për të ndërhyrë në vendimet...

Nëntor 10, 2009

Meta: Qeveria e vendosur për të plotësuar kushtet për liberalizmin e vizave-(1 Tetor 2009)

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka ripërsëritur angazhimin e qeverisë për të përmbushur të gjitha detyrimet që garantojnë liberalizmin e vizave Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryediplomati  iu referua për këtë të gjithë problematikes që përfshijnë të katër kapitujt e udhërrëfyesit për vizat, duke nisur me sigurinë e dokumenteve, kufirit, çështjeve që lidhen me rendin publik apo marrëdhëniet...

Tetor 1, 2009

Meta përshëndet raportin e OSBE-ODHIR në konferencën e parë si ministër i Jashtëm -(17 Shtator 2009)

Ministri i Jashtëm Ilir Meta në konferencën e tij të parë për shtyp ka përshëndetur raportin për zgjedhjet të OSBE-ODIHR, duke garantuar për bashkëpunim të frytshëm me ndërkombëtarët dhe opozitën për reformat në vend. Sipas Metës, vlerësimet e bëra në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare janë reale. Ilir Meta: “Qeveria e integrimit europian do...

Shtator 17, 2009

Ilir Meta mohon faktin, se kriza në PS pengon integrimin e Shqipërisë në BE – (30 Qershor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Në ditën e vizitës së ministrave të jashtëm të rajonit, Ministri i Jashtëm Ilir Meta gjatë takimit dhe me homologun e tij italian, ka shfrytëzuar rastin të shprehet edhe rreth krizës së mundshme qeveritare. Kjo ka ndodhur pak orë përpara mbledhjes së kryesisë socialiste. Mendohet se një krizë qeveritare...

Qershor 30, 2003

Ministrat e jashtëm të rajonit takohen në Tiranë, projektet e Korridorit 8 – (30 Qershor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Takimi i cili filloi me dhënien e duarve të Kryeministrit Fatos Nano me Ministrin e Jashtëm Ilir Meta, synonte nxitjen e projekteve të këtij korridori. Kryeministri Nano u shpreh, se Korridori 8 siguron shanse të mëdha për të përshpejtuar procesin e europianizimit të këtyre vendeve për arsye historike ka...

Qershor 30, 2003

Speciale – Samiti i vendeve të Europës Juglindore në Beograd – (12 Prill 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Beogradi mikpritës i samitit të vendeve të Europës Juglindore ishte një qytet në rrethim. Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur menjëherë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç, kishte sjellë kontrolle të mëdha në qytet dhe rrethina. Megjithëse në dukje normale, kryeqyteti serb, ende vuante tronditjen e shkaktuar nga atentati i...

Prill 12, 2003