Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka ripërsëritur angazhimin e qeverisë për të përmbushur të gjitha detyrimet që garantojnë liberalizmin e vizave Shqipëri-Bashkimi Evropian.
Kryediplomati iu referua për këtë të gjithë problematikes që përfshijnë të katër kapitujt e udhërrëfyesit për vizat, duke nisur me sigurinë e dokumenteve, kufirit, çështjeve që lidhen me rendin publik apo marrëdhëniet me jashtë e garantimi i të drejtave të njeriut.
Dalja e Ministrit të Jashtëm në komunikim mediatik lidhej me diskutimin e zhvilluara një ditë më parë në parlamentin evropian lidhur me çështjen e vizave.
Ilir Meta: “Sot ministria e punëve të Jashtme dorëzon raportin e dytë për plotësimin e detyrimeve ët kërkuara nga udhërrëfyesi i Komisionit Evropian për liberalizim e vizave. Raporti u miratua dje në mbledhjen e radhës së komunitetit ndërministror për liberalizim e vizave dh e përfshin një skanim tërësor të shkallës së përmbushjes së detyrimeve për të katërt blloqet e këtij udhërrëfyesi. Do të ishte në interes të këtij procesi dhe të vendit që të mos mungonte, të jepte kontributin e saj në të gjithë këtë proces edhe opozita. Edhe dje qeveria shprehu vendosmërinë e saj për ët realizuar në një kohë sa më të shpejtë të gjitha detyrimet e kërkuara që do të bëjnë të mundur që qytetarët tanë të fitojnë një aspiratë shumë të rëndësishme atë të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.”
Nisur nga interesimi i medias Ministri i Jashtëm përfitoi nga rasti të përshëndesë dhe vendimin e autoriteteve maqedonase për tërheqje te enciklopedisë nga qarkullimi.
Meta ripërsëriti se qeveria shqiptare ka zgjedhur të luajë rol konstruktiv duke dënuar çdo përpjekje që synon të krijojë tensione ndëretnike. /tvklan.al
Gazetarja: Menada Zaimi