Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, z. Samuel Žbogar, në kuadër të një vizite zyrtare. Në qendër të bisedimeve ishin, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, liberalizimi i vizave, si dhe roli që të dy vendet luajnë në rajon.
Ilir Meta: “Brenda 40 ditëve ne kemi rënë dakord për të mbledhur komisionin e përbashkët për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar sepse tashmë ky do të jetë një prioritet i veçantë i marrëdhënieve shqiptaro-sllovene.
Meta u prit nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Türk, dhe Kryetari i Parlamentit, Pavel Gantar./tvklan.al