Ilir Meta: “ Kam paraqitur edhe një shqetësim që ka të bëjë me bojkotin e opozitës dhe 

natyrisht që kam shprehur vullnetin  qeverisë dhe qëndrimin e saj tepër konstruktiv për të ju përgjigjur të gjitha kërkesave legjitime dhe të arsyeshme dhe konstruktive që vijnë nga opozita, por pa marrë përsipër për të ndërhyrë në vendimet e gjykatave dhe pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit që është një nga shtyllat e shtetit të së drejtës i cili na kërkon të ndërtojmë dhe Bashkimi Evropian. Jo vetëm reporteri, por në përgjithësi parlamenti ka një qëndrim shuam pozitiv në raport me Shqipërinë, për çështjen e liberalizimit të vizave. Ju keni qenë vetë dëshmitarë të debateve inkurajuese që janë bërë në këtë drejtim edhe të procesit të integrimit ët Ballkanit Perëndimor. Besoj se do të kemi një marrëdhënie shumë konstruktive me reporterin, me parlamentin Evropian dhe gjithë institucionet evropiane.”/tvklan.al