Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në lagjen “Loni Dhamo”, të Lushnjes. Siç raporton gazetarja Anila Sefa, një i moshuar ka mbetur i asfiksuar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në shtëpinë në fjalë sipas gazetares jetojnë 9 persona. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe ato...