Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në lagjen “Loni Dhamo”, të Lushnjes. Siç raporton gazetarja Anila Sefa, një i moshuar ka mbetur i asfiksuar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në shtëpinë në fjalë sipas gazetares jetojnë 9 persona.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe ato të zjarrfikëses, por kanë hasur vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të materialit të shumtë akrilik. Në pamjet që përcjell gazetarja shihet që zjarrfikësit po përpiqen të çajnë muret në mënyrë që të nxjerrin ajrin nga dhomat. Autoritetet e konsiderojnë të rrezikshëm zjarrin një fjalë për shkak se rreth e rrotull ka shumë shtëpi të banuara.
Ndërhyrja për të shuar flakët po bëhet si nga hyrja kryesore e banesës ashtu edhe nga lart. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende./tvklan.al