Krerët e politikës shqiptare u kanë uruar besimtarëve Krishtlindjen. Nga Katedralja e Shën Palit Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dha mesazhe paqeje, duke theksuar se harmonia fetare në vendin tonë duhet të jetë një shembull edhe për politikën. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë Krishtlindjen nëpërmjet një postimi në “Facebook” duke publikuar ikonën “Krishtlindja”...